DETYRE KURSI – SISTEMET OPERATIVE
Pedagogu: Dr. Kujtim Haxho, Msc. Enxhi Zeneli
Lënda: Sistemet Operative
Ngarkesa e lendës: 28 orë leksione, 14 orë seminare
Semestri kur zhvillohet: I
Lloji i lendës: e detyrueshme
Tipologjia: T2
Programi i studimit: TI, INF
Përgjegjësi i Grup-lendës: Dr. Kujtim Haxho
Viti Akademik: 2020-2021
Tema si detyrë individuale ose ne grup prej 3 vetash:
Studentet do te punojne ne grupe prej maksimalisht 3 vetash, per te ndertuar scripte dhe komanda ekzekutimi, ku do te aplikojne te gjitha njohurite e marra pergjate kursit.
1. Te shkruhen scripte ekzekutimi per te shfaqur dhe ekzekutuar te gjithe kerkesat e meposhtme:
a) Me ane te komandave te Net Services te arrini te kapni cdo string te sistemit. Ne momentin qe kapni stringen ju duhet ta stoponi(ndaloni) procesin.
- Nese nuk stopohet procesi nga stringa e pare ju nuk duhet te dilni nga sistemi, por duhet te kaloni ne stringen e dyte te provoni ta stoponi ate dhe keshtu me rradhe.
- Ne momentin qe e stoponi stringen, me pas ju duhet ta ristartoni perseri ate.
b) Te njejten procedure si me lart, me te gjitha hapat duhet ta realizoni dhe me Proceset e Sistemit (.exe)
c) Te konfigurohet dhe te c’konfigurohet firewall i sistemit.
d) Te konfigurohet addressing me ane te komandave NET.
e) Te krijohet nje direktori temporare (e perkohshme) ne disk C:\. Aty te krijohen 10 deri ne 20 File qe do te permbajne informacione te ndryshme (sipas deshires).
Per cdo file te krijuar duhet ti jepni attributin Read Only
Shënime:
Cdo script qe do krijoni per te ekzekutuar secilen nenkerkese, duhet ta keni dhe te vendosur ne detyre, plus qe duhet te bashkengjitni cdo printscreen, te cdo veprimi qe kryeni.
MIRATOI:
PERGJEGJESI I GRUP-LËNDËS
Dr. Kujtim Haxho
Share with your friends: |